Sveçla: Situata në rrugë papërgjegjësi e personave përgjegjës

Prishtinë | 11 Jan 2022 | 17:49 | Nga Ekonomia Online

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gëzim Sveçla ka thënë se në Prishtinë dje ka pasur vështirësi në qarkullim rrugor për shkak të reshjeve të borës, shkruan Gazeta Express.

Ai ka deklaruar se kjo ka ndodhur për shkak të papërgjegjësive të personave përgjegjës, përfshirë edhe të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.

“Ishim dëshmitarë se dje ishte një gjendje bukur e vështirë në rrugët e kryeqytetit. Me gjasë ishte intervenim i vonshëm  i kompanive përgjegjëse për pastrimin e rrugëve gjë që shkaktoi vështirësi në komunikacion dhe fatmirësisht nuk kam dëgjuare se ka pasur viktima nga aksidentet eventuale. Sigurisht ishte papërgjegjësi e personave përgjegjës përfshirë edhe kryetarin e qytetit”, ka thënë Sveçla.

Ai foli për gjendjen e rënduar të rrugës edhe në lagjen ku ai banon.

“Unë banojë jo shumë larg komunës, ku është shkolla ‘Pjetër Bogdani’. Rruga jonë është bukur vështirë e kalueshme dhe kjo bëhet edhe më problematike sepse shkolla është bukur afër dhe nxënësit kanë vështirësi për qasje në shkollë”, deklaroi ai.

Të ngjashme