Sveçla: Vendimi për reciprocitet është legjitim, janë lëshuar 9 mijë targa të përkohshme

Prishtinë | 25 Sht 2021 | 16:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, thotë se vendimi për targat e përkohshme për ata që hyjnë nga Serbia në Kosovë është legjitim.

Në një konferencë për media, Sveçla tha se janë duke u përhapur dezinformata dhe lajme të rrejshme sa i përket sigurisë së përgjithshme në komunat veriore të Kosovë.

“Pas vendimit legjitim të Qeverisë së Kosovës për targat të regjistruara nga strukturat paralele e të mbështetura nga strukturat e Serbisë, ata tashmë janë dujke përhapur dezinformata dhe lajme të rrejshme sa i përket sigurisë së përgjithshme ne komunat veriore të Kosovë”, tha Sveçla.

Ai shtoi se janë duke vazhduar hetimet për qendrën e regjistrimit që u dogj në Zubin Potok, ku në të njëjtën kohë janë hedhur edhe dy bomba dore në qendrën e regjistrimit në Zveçan.

“Deri tani kemi mbi 9 mijë targa të përkohshme të lëshuara. Sot pas mesnate nga një akt kriminal me elemente terroriste nga persona të dyshuar është djegur qendra e regjistrimit të automjeteve në Zubin Potok. Përafërisht në të njëjtën kohë janë hudhur edhe dy bomba dore në qendren e regjistrimit në Zvecan, Hetimet nga PK-ja janë duke e hetuar rastin dhe ne presim rezultate të shpejta nga këto hetime. Sic u theksua më herët dy rrugët që qojnë për në pikën bërnjak e jarinje janë të bllokuar për vetura e autobusë dhe në to janë duke marrë pjesë një numër i vogël i qytetarëve tanë që banojnë në pjesën veriore të Koosvës”, tha Sveçla.

Ai ka ftuar të gjithë qytetarët pa dallim që të mos bijnë pre e provokime të ndryshme.

“MPB ju bëjnë me dije se është garant i veprimeve sovrane të Qeverisë së Kosovës dhe pavarësisht tendencave për manipulim të opinionit ato nuk do të ndikojnë në asnjë mënyrë në zbatimin e vendime që janë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim. Ftojmë të gjithë qytetarët pa dallim të mos bijnë pre e provokime të ndryshme”, tha Sveçla.

Të ngjashme