Ekonomia Online
FUNDIT

Sveçla: Zotohemi që lufta për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet

Sveçla: Zotohemi që lufta për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është zotuar që lufta për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet. Në llogarinë e tij në Facebook, ai katë zotim e ka bërë duke kujtuar rreshterin e vrarë sot në Zveçan. “Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje […]

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është zotuar që lufta për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet.

Në llogarinë e tij në Facebook, ai katë zotim e ka bërë duke kujtuar rreshterin e vrarë sot në Zveçan.

“Rreshter Afrim Bunjaku ra sot në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës. Ne zotohemi, që lufta dhe përpjekja e Afrimit dhe gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës për rend, ligj dhe siguri në veri të vendit nuk do të ndalet”, ka shkruar Sveçla.

Të ngjashme