Sy artificialë si të insekteve për robotët dhe automjetet autonome

Prishtinë | 21 Jan 2019 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Pekin, 21 janar – Sy artificialë si të insekteve për robotët dhe automjetet autonomë, të prodhuara me lente që largojnë edhe ujin, janë duke u prodhuar me materiale dhe teknika me kosto të ulët për t’u garantuar makinave një pamje të jashtme më të gjerë, sipas një studimi të publikuar në revistën ACS Nano, nga grupi i universitetit kinez Chiao Tung të drejtuar nga Wenjun Wang, transmeton atsh.

Sytë me një lente, si ato të njeriut dhe të shumë kafshëve, mundësojnë që imazhet të jenë më të qarta, ndërsa sytë me shumë lente si të insekteve mundësojnë një pamje më të gjerë dhe kapin më mirë lëvizjet. Kjo sepse përbëhen nga mijëra njësi elementare, që quhen omatide, ku secila përbëhet nga një lente, që kapin dritën duke e kthyer në sinjale elektrike që arrijnë tek truri.

Për këtë arsye synohet që të prodhohen versione artificiale të syve të përbërë që do të vendosen tek automjetet autonome dhe robotët. Megjithatë, përpjekjet e bëra deri tani, të limituara edhe nga kostot e larta të materialeve dhe të teknikave, kanë mundësuar që të realizohen sy me një numër të vogël omatidesh dhe që mundësojnë një vizion të pjesshëm.

Ndërsa grupi i kërkimit i drejtuar nga Wang, ka zhvilluar një strategji të re të bazuar në shumë kalime. Së pari studiuesit kanë goditur me laser një shtresë të dyfishtë prej xhami akrilik. Laseri bëri që shtresa e poshtë të fryhet, duke krijuar një lente të vogël në formë të mysët.

3 000 lente të tilla të vogla, me diametrin prej 95 të mijtat e milimetrit, janë vendosur në një strukturë të harkuar me diametër prej pesë milimetrash. Këto sy të krijuar në këtë mënyrë janë veshur me maja mikroskopike të përbëra nga një material me bazë silicin. Nëse shihen në mikroskop, këto maja ngjasojnë me një tapet me qime të gjatë që i jep lenteve vetinë që të mos reflektojnë dhe të largojnë ujin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme