Synohet bashkëpunimi për ruajtjen e trashëgimisë ndërmjet tri vendeve të rajonit

Prishtinë | 25 Pri 2019 | 11:23 | Nga Alban Begolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore ka organizon punëtorinë “Mbrojtja e përkohshme si masë paraprake në procesin e ruajtjes së trashëgimisë kulturore”, raporton Ekonomia Online.

Drejtoresha e Programeve dhe Zhvillimit të Kulturës në kuadër të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, Konzeta Angjeliu, tha se ka shumë vlera të bashkëpunimit ndërmjet tri vendeve të rajonit.

“Jo vetëm si drejtues e një drejtorisë. Jam besim te plote se ky aktivitet do të krijojë ura të reja për bashkëpunim në mes nesh. Ka shumë vlera të bashkëpunimit në mes tre vendeve të rajonit. Në vitin 2018 Qeveria e shqiptarëve ka miratuar ligjin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e cila është sfidë e madhe e Ministrisë së Kulturës ku është zgjedhur një formë për përkufizimet e reja të kulturës”, u shpreh

Ndërsa, Vjollca Aliu, drejtoreshë e Departamentit të Trashëgimisë Kulturore në kuadër të MKRS-së, tha se projektligji i ri është duke u hartuar. Ajo ka ftuar akterët që të shkëmbejnë praktikat e tyre.  

“Korniza ligjore përfshin disa akte nënligjore. Është miratuar në 2006 me qëllim të ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Në qershor të 2010 përcaktohet departamenti i trashëgimisë kulturore. Përmbushja e këtij obligimi edhe të përcjellë me shume sfida dhe është transparent. Jo rrallë kemi pasur mendime dhe debate të ndryshme ku marrë këshilla ndryshme për përfshirjen e aseteve në ligj si restaurimit të objekte. Projektligji i ri është duke u hartuar dhe ftoj pjesëmarrësit që ti shkëmbejnë praktikat e tyre”, tha Aliu.

Të ngjashme