Szunyog takohet me Krasniqin e Tahirin, flasin për mbështetjen e opozitës për marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë

Prishtinë | 21 Mar 2023 | 17:08 | Nga Ekonomia Online

Mbështetja e opozitës për zbatimin e marëveshjes në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë ishte temë diskutimi në mes Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, Shefit të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog dhe deputetit, Abelard Tahiri.

Me anë të një postimi në Twitter, Szunyog ka bërë të ditur se takimi është zhvilluar të premten.

“U takova sot me Memli Krasniqin dhe Abelard Tahirin për të diskutuar mbështetjen e opozitës për zbatimin e menjëhershëm të Marrëveshjes në rrugën e normalizimit mes Kosovës dhe funksionimin efektiv të Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Szunyog.

Të ngjashme