Aktivitetet dhe të arriturat e UBT-së dhe Budapest University of Technology and Economics (BME), si themelues dhe bashkëpunëtorë në kuadër të Joint Transformative Research Centre (Qendrës së Përbashkët Transformuese Kërkimore), e kanë shtyrë Szvent Istvan University (SzIU), që të bashkohet për të kontribuar në jetësimin e projekteve të reja të përbashkëta kërkimore.
Memorandumi i ri i mirëkuptimit është nënshkruar nga përfaqësuesit e të tri universiteteve, me ç’rast UBT është përfaqësuar nga rektori, prof. dr Edmond Hajrizi, teksa palët janë pajtuar për zhvillimin e mëtejmë të qendrës, si dhe për realizim të aktiviteteve e projekteve të reja të interesit të përbashkët.
TRC është themeluar me qëllim të gjenerimit të ideve transformuese kërkimore dhe evaluimit e kualifikimit të iniciativave transformuese kërkimore, pastaj për krijimin dhe implementimin e programeve, për mbështetje metodologjike e programeve transformuese kërkimore për institucionet themeluese ose palët tjera, si dhe për pjesëmarrje në kërkimet akademike të institucioneve themeluese ose edhe palëve të treta, etj.
Në thelb të arsyes së ekzistimit të TRC-së është garantimi i shpërndarjes së praktikave dhe komunikimit më të mirë përmes komuniteteve transformuese kërkimore, të cilat zhvillojnë programe inovative kërkimore.