Tahir Rrecaj: Nazif Mehmeti nuk e di nëse nga Gjykata Speciale është ftuar si dëshmitar apo si i dyshuar

Prishtinë | 11 Dhj 2018 | 19:40 | Nga Ekonomia Online

Nazif Mehmeti, i njohur si Komandant Dini, është i ftuari i radhës për t’u intervistuar pranë Zyrës së Prokurorit Special për Kosovë në Hagë.

Këtë e ka konfirmuar për Klan Kosova avokati i tij Tahir Rrecaj derisa ka thënë se klienti i tij është ftuar që të paraqitet në Hagë më 22, 23 dhe 24 janar 2019.

Rrecaj ka bërë të ditur se Mehmetit nuk i janë dhënë detaje se në çfarë cilësie pritet të intervistohet – si dëshmitar apo i dyshuar.

“Z. Mehmeti sot ka ardhur në zyrën time dhe ka kërkuar shërbimet e mia si avokat mbrojtës. E kam marrë autorizimin nga ai”, ka thënë Rrecaj për Info Magazine të Klan Kosovës.

“Gjatë ditës do ta njoftoj zyrën administrative të Dhomave të Specializuara se unë jam avokat i zotit Mehmeti dhe tash do t’i kërkoj udhëzimet e mëtutjeshme se si të veprohet”.

“As zoti Mehmeti dhe as unë nuk kemi asnjë informacion se për çfarë rasti dhe për cilën periudhë kohore bëhet fjalë. Periudha kohore në vija të trasha dihet, është periudha 1998-2000, por jo për cilin rast konkret”.

Rrecaj ka thënë se zyrtarisht nuk dihet për të ftuarit e tjerë të Gjykatës Speciale.

“Mbrëmë e pashë që edhe z. Sokol Dobruna është i ftuar. Të tjerët mund të jenë në nivel spekulimeve”.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme