Tahiri fton deputetët ta shqyrtojnë sot Projektligjin për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme

Prishtinë | 28 Qer 2018 | 12:15 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Gjatë diskutimit për shqyrtimin e parë të Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri i ftoi deputetët që sot ta shqyrtojnë këtë projektligj.

“Ky projektligj është hartu në atë kohën kur është diskutu mandati i EULEX-it. Nuk po flasim për sistemin gjyqësor në përgjithësi. Po flasim për një dhomë të Gjykatës Supreme. Po ju ftoj – hajde ta shqyrtojmë në parim dhe ndoshta ne kemi ide më të mira”.

Vjosa Osmani e pyeti ministrin se çfarë saktësisht po kërkojnë me përshpejtim të shqyrtimit të projektligjit, raporton Ekonomia Online.

“Asnjë, as kryeministri, nuk e sqaruat se çfarë po kërkoni me përshpejtim. Nëse po thoni që mundemi me i pasë 3 javë kohë pse po nguteni me i shqyrtu në lexim të parë sot”.

Ministri Tahiri iu përgjigj Osmanit duke i thënë se janë munduar që të evitohen problemet.

“Me këtë plotësim-ndryshimi jemi mundur me i evitu të gjitha problemet”.

Albulena Haxhiu replikoi duke e bërë përsëri të ditur se ky projektligj nuk do ta ketë pëkrahjen e grupit parlamentar të Vetëvendosjes.

“Ky projektligj nuk do ta ketë përkrahjen e VV-së në parim, sepse ka probleme të shumta që do të mund të ndryshoheshin nëse kalojnë amendamentet tona në seancë parlamentare. Kjo që ka të bëjë me EULEX-in, më 26 qershor kemi parë një deklaratë të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila thekson se Këshilli i Bashkimit Evropian mirëpret marrëveshjen për zgjatjen e mandatit të EULEX-it deri më 2020. Kjo nënkupton që Kosova duhet të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me EULEX-in”.

Pra, zonja Osmani po kërkon qartë që dokumenti që Hashim Thaçi po e mban të fshehur duhet të bëhet publik për deputetët e kuvendi, që ka të bëjë me mandatin e EULEX-it”.

“Është projektligji i parë që EULEX-i nuk do të ketë mandat ekzekutiv. Mandati i EULEX-it në institucionet tona ka përfundu më 14 qershor”, iu kundërpërgjigj ministri Tahiri.

Të ngjashme