Tahiri: Kurti me një ftohësi pa kurrfarë ndjeshmërie i injoroi deputetët

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së ka reaguar për rastin në spitalin e Pejës në një postim në facebook.

Ai tha se janë të tronditur deputetët e opozitës , nga një skandal i thellë papërgjegjësie që ndodhi në Spitalin e Pejës dhe se kërkuan nga kryeministri Kurti shpjegime, që ky i fundit nuk ua dha.

“Të tronditur nga një skandal i thellë papërgjegjësie që ndodhi në Spitalin Rajonal të Pejës, deputetët e opozitës i kërkuan kryeministrit Kurti që të japë shpjegime, megjithëse po të kishte karakter, ai do të duhej të jepte përgjegjësi, ndërsa ai, jo vetëm që s’dha kurrfarë shpjegimi e përgjegjësie, por me një ftohësi pa kurrfarë ndjeshmërie i injoroi deputetët, duke mos thënë as edhe një fjalë të vetme për këtë rast e skandal të rëndë. Tani bëhen tre muaj që Kosova është pa ministër të shëndetësisë. Çfarë papërgjegjësie!!!” thuhej në postim.

Të ngjashme