Tahiri pas dështimit të mbledhjes së kryesisë: Po punojmë për një seancë të jashtëzakonshme e lidhur me sigurimet shëndetësore

Prishtinë | 21 Shk 2024 | 14:44 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas dështimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se janë mbledhur mbi 60 pika të rendit të ditës.
” Si e pat edhe sot dështoi mbledhja e kryesisë, janë mbledhur 62 pika dite, kjo agjendë tani ka disa ligje e prej tyre disa janë të reja që prekin qytetarët”.

Si Aleancë jemi duke punuar qe të enjten pike të parë të kemi seancën e jashtëzakonshme me 40 nënshkrime për trajtimin e ligjit për sigurime shëndetësore. Kosova ka shumë probleme që kërkojnë zgjedhje por një prej pikave që kërkojnë trajtim urgjent është sigurimi shëndetësor për qytetarët e Kosovës. Për me iu sëmur dikush në familje në Kosovë, duhet të hyj në borxh të thellë”.

Tahiri i pyetur për qëndrimin rreth dinarit, deklaroi se Kosova valutë zyrtare ka euron andaj dinari s duhet të gjej vend as në pjesën veriore e as këtu.

“Mardhëniet e Kosovës me ndërkombëtar kurrë s kanë qenë më keq, Kosova është nën sanksione, kur të huajt e trajtojnë Kosovën si palë. Kosova zyrtare e ka euron, s ka asnjë dilemë ne jemi kundër dhe dinari as në pjesën veriore as këndej me qenë valutë”.

Tutje ai përmendi edhe Kurtin, për të cilin tha se se inskenoi sulmin në Maqedoninë e Veriut.
“Ky i joni Kurti veç flet nën tema por s rrin në tema, nuk është i qëndrueshëm e për me pas marrëdhënie të shëndosh duhet te dalin këto tri vendime. Ai është i zënë me tema tjera, e kënaq një batutë, një ecje, e inskenuar gjoja po sulmohet u bëmë gazë i botes e udhëheqësit ë përgjegjshëm marrin vendime të caktuar, asnjë njohje, rritje pagash”.

Të ngjashme