Talat Xhaferi, për një kohë mund të jetë edhe president i Maqedonisë

Prishtinë | 13 Shk 2019 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të “tajmingut”, kryetari aktual i parlamentit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi, do të jetë president i Maqedonisë Veriore.

Këtë e ka deklaruar Nikola Gruevski, ish kryeministër i Maqedonisë i cili për shkak të ndjekjes penale është arratisur në Hungari.

Gruevski ka deklaruar se për shkak të “tajmingut” të zgjedhjeve është caktuar në marrëveshje të LSDM dhe BDI që, siç thotë ai, në këtë vakuum, që Xhaferi me detyrë të ushtruesit të detyrës së shefit të shtetit do t’i nënshkruaj të gjitha ato ligje të cilat presidenti në ikje Gjorgje Ivanov ka refuzuar t’ nënshkruaj.

Ai ka përkujtuar se mandati i Ivanovit përfundon më 12 maj, dhe se rrethi i dytë për zgjedhjet presidenciale është caktuar më 5 maj.

“Ka pak shanse që në periudhën prej shtatë ditëve Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve t’i miratojë rezultatet përfundimtare. Nuk është përjashtuar mundësia se kjo është marrëveshje në mes të Lidhjes Socialdemokrate dhe BDI se në këtë periudhë vakuumi të nënshkruhen të gjitha ligjet të cilat presidenti nuk ka dashur t’i nënshkruaj”, ka theksuar Gruevski në një intervistë për portalin maqedonas Infomaks.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme