Tasholli: Të jemi të kujdesshëm në kontekstin gjeopolitik, koordinimi me aleatet i domosdoshëm

Prishtinë | 23 Shk 2024 | 08:48 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Analisti politik, Ismail Tasholli, ka thënë për Ekonomia Online se institucionet kosovare duhet të jenë të vëmendshme në kontekstin gjeopolitik, ndërsa koordinimin me bashkësinë ndërkombëtare e sheh të domosdoshme.

Ai kërkon të merret për bazë edhe fuqia jonë në terren.

“Duhet të jemi të kujdesshëm në kontekstin gjeo-politik dhe të përcjellim atë se çka po ndodh në raport të drejtë dhe me fuqinë tonë në terren dhe koordinimi me ta është i domosdoshëm, madje edhe për disa çështje parimore siç janë edhe këto që i përmenda. Duhet të jenë qasje e partneritetit me Bashkësinë ndërkombëtarë që të krijojmë një klimë ku secilin problem ta trajtojmë racionalisht”, u shpreh Tasholli për EO.

Të ngjashme