Të enjten bllokohet një pjesë e rrugës “Agim Ramadani” në Prishtinë

Prishtinë | 18 Nën 2020 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, të enjten do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.

Sipas njoftimit, mbyllja e këtij segmenti do të bëhet në orën 9:00 dhe do të vazhdojë kështu deri në përfundim të punimeve rreth asfaltimit.

“Ju lusim që gjatë kësaj kohe të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.

Në rrugën “Agim Ramadani” ka kohë që po punohet në shtresën e re të asfaltit, në shiritin për çiklistë dhe në trotuare të reja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme