Të enjten seancë e jashtëzakonshme për gjendjen në arsim

Prishtinë | 24 Qer 2019 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Grupet parlamentare të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëzuan sot kërkesë për seancë të jashtëzakonshme lidhur me gjendjen në sistemin arsimor të Kosovës në të gjitha nivelet dhe vendimet e MASHT. 

“Të shqetësuar lidhur me përgatitjet për vitin e ri shkollor, nga problemet e vazhdueshme që nuk po marrin përgjigje, problemet e reja që po hasen prej kurrikulës së parashkollorit, te tekstet e reja dhe te gjendja në Këshillin për cilësi, si dhe nga mosvendosja në rendin e ditës të interpelancës me Ministrin e Arsimit, deputetët nënshkrues e thërritën këtë seancë të jashtëzakonshme”, thuhet në njoftim.

Kjo seancë e jashtëzakonshme është kërkuar të mbahet të enjten, më 27 qershor ora 11:00.

Të ngjashme