Të fejuarit vdesin në aksident tragjik

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 13:44 | Nga

Fisnik Murataj dhe e fejuara e tij Nazia Aham, janë dy të rinjtë që humbën jetën ditën e sotme në një aksident tragjik në Fier.

Në orët e para të mëngjesit, dëshmitarët në fshatin Varibop lajmëruan se kishin gjetur një automjet tip “Suzuki” të rënë në kanal.

Në aksidentin e ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, humbi jetën edhe djali i xhaxhait të Fisnikut, Augustin Murataj.
Makina me targa greke si duket i përket shtetases Nazia Aham, e cila në një foto të postuar në Facebook-un e saj shkruan për Suzukin: “Ky është mjeti ynë”.

Tre personat e përfshirë në aksident po ktheheshin nga dasma për në shtëpi. Viktimat mendohet të jenë nga fshati Kute.

Në fillim u bë e mundur nxjerrja e trupit të gruas së pajetë e cila ndodhej në sediljen e pasme të automjetit, shkruan Lapsi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme