Të miturit i gjenden 19 bimë narkotike në shtëpi

Prishtinë | 29 Gus 2018 | 11:02 | Nga

Të martën në fshatin Polac të Skenderajt është arrestuar një i mitur pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij, i janë gjetur 19 bimë të mbjella të dyshuara narkotike të llojit “Kanabis Sativa”.

Pas marrjes së mostrave bimët e dyshuara narkotike janë shkatërruar, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme