Të ndarë por Kendra dhe Hank vazhdojnë bashkëjetesën

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 17:06 | Nga

Kendra Wilkinson dhe Hank Baskett po vazhdojnë të bashkëjetojnë, transmeton Klan Kosova.

32-vjeçarja dhe i dashuri i saj 35-vjeçar janë parë së bashku me fëmijët e tyre të dielën në Calabasas, California.

E gjithë familja ishte e shoqëruar me prindërit e Hank.

Pak ditë më parë, Kendra konfirmoi se ajo bëri kërkesë për divorc përmes një postimi emocional në rrjetet sociale.

“Sot është dita e fundit e martesës sime me këtë njeri të mrekullueshëm. Unë do ta dua gjithmonë Hank dhe do të jem e hapur, por tani për tani kemi zgjedhur të ndajmë rrugët tona”, shkroi ajo ditë më parë.

kendra wilkinson hank baskett april 2018 024061680

kendra wilkinson hank baskett april 2018 024061680

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme