Të rinjtë e LDK-së punojnë piktura për nder të shënimit të 33-vjetorit të themelimit

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 11:39 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Forumi i Rinisë i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka hapur ekspozitën “33 vite LDK”, me rastin e shënimit të 33-vjetorit të themelimit të partisë, raporton Ekonomia Online.

Në këtë ekspozitë ishin ekspozuar 7 piktura të punuara nga të rinjtë dhe të rejat e Forumit të Rinisë së LDK-së.

Kryetari i Forumit Rinorë të LDK-së Paris Guri, tha se kjo ekspozitë ka karakter të themelimit të kësaj partie. Sipas tij pikturat kanë diversitet të madh sepse prekin gjithë rajonin e Kosovës.

“Sot LDK-ja e shënon ditën e themelimit të saj i mbush 33 vjet që nga data kur është themeluar si parti politike. Ekspozita ka karakter të themelimit të LDK-së, të rinjtë dhe të rejat prej krejt Kosovës me talent në piktura kanë pikturuara veprat e tyre me të cilat janë mundu me paraqit simbole detaje të themelimit të LDK-së. Pikturat kanë diversitet të madh për shkak se janë prej krejt rajoneve të Kosovës”.

“Shumica prej tyre janë prej shkollave të mesme që kanë shpreh gatishmërinë me i pikturuar. Të gjitha pikturat janë të pikturuara nga të rinjtë dhe të rejat e forumit të LDK-së”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme