Të shtëna me armë zjarri në Pejë

Pejë | 25 Qer 2018 | 13:55 | Nga

Në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, gjatë ditës së djeshmë rreth orës 19:00 janë arrestuar tre persona.

Pas një mosmarrëveshje në mes tre personave, njëri prej tyre ka gjuajtuar me armë zjarri, këtë ka bërë të ditur Policia pasi ka gjetur gëzhojë të fishekut të armës së zjarrit në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur shtëpitë e të dyshuarve dhe janë gjetur te njëri dy fishek të pushkës së gjuetisë dhe te tjetri 34 fishekë të kalibrit 7.62 mm.

Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme