Ekonomia Online
FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një person në afërsi të gjykatës

Të shtëna me armë në Gjakovë, plagoset një person në afërsi të gjykatës

Sot rreth orës 12:00 një person është plagosur në Gjakovë si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Rruga “Bardhyl Qaushi” është në afërsi të gjykatës së Gjakovës. “Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i […]

Sot rreth orës 12:00 një person është plagosur në Gjakovë si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Rruga “Bardhyl Qaushi” është në afërsi të gjykatës së Gjakovës.

“Sot rreth orës 12:21 kemi pranuar informatë se një person është i plagosur në rrugën ‘Bardhyl Qaushi’ – Gjakovë. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se një person i moshës madhore është qëlluar me armë zjarri. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës”, ka thënë ai.

Të ngjashme