Të shtëna me armë në Prishtinë

Prishtinë | 25 Gus 2021 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Dy persona dyshohet se kanë shtënë me armë në drejtim të njëri-tjetrit sot pasdite në Prishtinë, por nuk raportohet për viktima apo të plagosur.

Rastin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Rreth orë 18:15 është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në Rrugën ‘Vëllezërit Gërvalla’ në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informatat e para dyshohet për shkrepje arme mes dy personash”, ka thënë Ahmeti.

Ajo ka thënë se deri më tani nuk raportohet për të lënduar përderisa policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin me fokus identifikimin e të dyshuarve.

Të ngjashme