Ekonomia Online
FUNDIT

Të shtëna me armë zjarri në Graqanicë, vritet një person

Të shtëna me armë zjarri në Graqanicë, vritet një person

Një person është vrarë sot në Graqanicë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, shkruan Insajderi. Lajmi për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Sipas policisë, një zyrtar policor tashmë është arrestuar si i dyshuar, rasti nën hetime. “Prishtinë, 7 maj […]

Një person është vrarë sot në Graqanicë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri, shkruan Insajderi.

Lajmi për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.

Sipas policisë, një zyrtar policor tashmë është arrestuar si i dyshuar, rasti nën hetime.

“Prishtinë, 7 maj 2022 – Sot rreth orës 15:00, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri, në fshatin Gushtericë e Poshtme të Graqanicës.Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të cilat kanë hasë në një person pa shenja jete”

“Personi i dyshuar ( zyrtar policor) është arrestuar ndërkohë që aktualisht hetuesit policor në bashkëpunim me IPK-në, kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin”, ka thene Policia.

Të ngjashme