Të shtëna me armë zjarri nga një veturë në Leposaviq

Prishtinë | 23 Maj 2023 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Soqanicë të Leposaviqit është raportuar se është shtënë me armë zjarri nga një veturë.

Policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47.

Sipas policisë, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë.

Rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Fsh. Soqanicë, Leposaviq 22.05.2023 . Është raportuar nga një qytetar, se nga një veturë është shtënë me armë zjarri, policia ka gjetur veturën të braktisur dhe brenda saj ishte një AK-47. Gjatë kryerjes së detyrës dhe lëvizjes së veturës së sekuestruar, vetura në fjalë është goditur nga një veturë në lëvizje e cila nuk ka mundur të identifikohet nga zyrtarët policorë. Rasti në procedurë hetimore përderisa është njoftuar edhe prokurori kujdestar.

Të ngjashme