Tensionohet protesta në Tiranë

Prishtinë | 16 Mar 2019 | 13:56 | Nga Ekonomia Online

Protestuesit e thirrur nga opozita e Shqipërisë janë përplasur me Policinë e Shtetit në Tiranë, pasi ata tentuan të hynë brenda rrethimit të Kuvendit.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.

Turma e atyre që po tentonin te futeshin në ambientet e Parlamentit është shpërndarë, por megjithatë janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me sende të forta në drejtim të policisë.

Opozita ka thënë se këto protesta organizohen nga qytetarët, pakënaqësia e të cilëve është akumuluar për një kohë të gjatë.

Kjo është protesta e pestë e organizuar nga partitë opozitare në Shqipëri, të cilat kërkojnë largimin e Qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Tirane: Tubimi i opozites para Kryeministrise..

Posted by VOA – Zëri i Amerikës on Saturday, March 16, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme