Tentim grabitje në Merdare, nuk arrijnë të marrin asgjë

Prishtinë | 12 Tet 2018 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Sot rreth orës 14:00, disa persona të maskuar dhe të armatosur, kanë tentuar ta grabisin filialin e një banke e cila ndodhet në terminalin doganor në Merdare.

Mirëpo ata nuk kanë arritur të marrin asgjë nga ky vend dhe njoftohet se nuk ka persona të lënduar, njofton Klan Kosova.

Të njëjtit janë larguar nga vendi i ngjarjes. Ndërsa policia është duke punuar në zbardhjen e këtij rasti.

“Rreth orës 14:00, disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë tentuar ta grabisin filialin e një banke që ndodhet në terminalin doganor në Merdare, mirëpo nuk kanë arritur të marrin asgjë. Njoftohet se nuk ka persona të lënduar. Policia është duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e tyre”, ka thënë për Klan Kosova, zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme