“Tërheqja nga Trusti s’krijon kosto shtesë për buxhetin”, deklaron Ministria e Financave

Prishtinë | 25 Maj 2022 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Departamenti i Buxhetit në Ministrinë e Financave ka vlerësuar se ndryshimi i Ligjit për Fondet Pensionale nuk krijon kosto shtesë për buxhetin e shtetit, mirëpo ka deklaruar se mundësimi i tërheqjes së mjeteve nga Trusti mund të krijojë ndikim negativ në fond.

Sipas një qëndrimi të Departamentit të Buxhetit, dërguar Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa, ndryshimi i Ligjit për Fondet Pensionale rrezikon Fondin Pensional.

“Departamenti i Buxhetit vlerëson se projektligji për fondet pensionale, nga aspekti i ndikimit buxhetor nuk krijon kosto shtesë për buxhetin mirëpo do të ketë efekt negativ në fondet pensionale të Kosovës, rrjedhimisht në shumë prej 13.5 milionë euro në të hyrat e mohuara tatimore nga pjesa e tërheqjes së kursimeve pensionale”, thuhet në qëndrimin e Departamentit të Buxhetit në MFPT.

Të ngjashme