Tërmetet në Shqipëri nuk rreshten as gjatë natës

Prishtinë | 05 Kor 2018 | 09:13 | Nga

Lëkundjet e tërmetit kanë vijuar edhe përgjatë natës.

Pas panikut dhe shqetësimeve të shkaktuara thuajse gjatë të gjithë ditës së mërkurë, prej orës 11:02 minuta kur u ndie edhe lëkundja më e fortë, dy të tjera kanë rënë gjatë mesnatës, në orën 4:09 dhe 6:20.

E para me magnitudë 4.1, duke qenë pak më e lehtë sesa ajo e paradites së një dite më parë, ndërsa e dyta me magnitudë 3.1, thuajse e pandjeshme. Një tjetër lëkundje është regjistruar në detin Adriatik në orën 2:48 pas mesnate, me magnitudë 3.3, transmeton tch.

Por, që të gjitha këto lëkundje nuk kanë shkaktuar problem.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme