Tetë qytetarë pësuan lëndime gjatë skijimit në Brezovicë

Prishtinë | 28 Jan 2024 | 23:51 | Nga Ekonomia Online

Tetë persona kanë pësuar lëndime të dielën në qendrën e skijimit në Brezovicë.

Kjo është bërë e ditur nga Shoqata e Kosovës për Kërkim Shpëtim.

Sipas tyre qytetarët e lënduar kanë pasur thyerje të gjymtyrëve dhe lëndime të gjurit, por ka pasur edhe raste të dehjes së tepruar.

“Sot në qendrën e skijimit në Brezovicë ekipet tona ju kanë dalë në ndihmë qytetarëve të cilët kishin nevojë pas lëndimeve të pësuara gjatë skijimit si thyerje të gjymtyrëve, lëndime të gjurit dhe alkoolit të tepruar. Gjithsej sot kemi ndërhyrë në 6 raste me 8 të lënduar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme