Tevide Imeri: Nëse koeficienti është nën 120 Euro atëherë do të ketë rebelim

Prishtinë | 24 Jan 2023 | 12:31 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë Tevide Imeri ka thënë se nëse koeficienti i pagës do të jetë nën 120 Euro, atëherë sipas saj do të ketë rebelim.

Kryetarja e FSSHK-së, Tevide Imeri i tha “Front Online”-it se nën këtë vlerë nuk i bie të ketë rritje rroge.

“Kemi dashtë të jetë 132 euro, 50 % e pagës minimale. Megjithatë çka është nën 120 euro është e papranueshme për ne”, tha ajo.

“Sigurisht që do të ketë rebelim nëse është nën 120 euro vlera e koeficientit. E kemi pasur një takim me Arben Vitinë, por ai ka thënë se nuk e dinë akoma as ai koeficientin. Jemi në mjegull. Nuk e dimë çka do të ndodh”, u shpreh Imeri.

Të ngjashme