Thaçi dekoron me Medalje Vasfije Krasniqin: Të turpërohemi që s’kemi bërë më shumë

Prishtinë | 18 Tet 2018 | 09:29 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi i ka ndarë Medaljen Presidenciale Vasfije Krasniqi-Goodman, raporton Ekonomia Online.

Thaçi ka falënderuar Vasfijen për rrëfimin, si viktima e parë e dhunës seksuale që ka rrëfyer për tmerrin e përjetuar.

Por kreu i shtetit ka thënë se institucione duhet të turpërohen që nuk kanë bërë sa duhet në zbardhjen e këtyre rasteve. Mbështetje ai ka kërkuar edhe faktori ndërkombëtar.

Thaçi shpreson që rrëfimi i Vasfije Krasniqit të jetë thirrje për të gjithë gratë dhe burrat e dhunuar që të rrëfehen e drejtësia të vihet në vend.

“Një nga brengat më të dhimbshme për të gjithë neve ka qenë dhunimi i rreth 20 mijë grave e burrave shqiptarë nga forcat paramilitare është një nga momentet më emocionuese dhe më rrëqethëse të dëgjojmë rrëfimin e heroinës së gjallë Vasfijes. Rrëfimin e së vërtetës me kërkesë për drejtësi për të gjitha gratë dhe burrat shqiptar”.

“Është një rast i pashembullt duhet ta thërret ndërgjegjeje e drejtësisë ndërkombëtare që e drejta po thuhet por drejtësia nuk po zbatohet. Medalje për trimëri për guxim për të vërtetën për kontributin për vendin tonë për shtetin tonë”.

“Duhet të ndihemi të turpëruar që s’kemi bërë më tepër. Shpresoj që rrëfimi i Vafijes është thirrje për të gjitha gratë dhe burrat të rrëfehen të thonë të vërtetën dhe drejtësia të shkoj në vend”.

Vasfije Krasniqi, ishte fjalë pak në këtë rast, ajo vetëm ka falënderuar presidentin për dekoratën. Ajo kërkoi mbrojtje dhe drejtësi për të gjitha gratë dhe burrat e dhunuar gjatë luftës.

“Na duhet mbrojtje dhe drejtësi juridike”.

Vasfije Krasniqi ishte viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës së Kosovës. Ajo të martën rrëfeu rastin e përdhunimit nga forcat e policisë serbe, në prill të vitit 1999.

Për rastin e Vasfijes janë gjykuar dy serbë, të cilët nga Gjykata Supreme ishin shpallur të pafajshëm.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/341077586687830/

 

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/nacionale/vasfija-nga-vushtrria-rrefen-publikisht-si-u-dhunua-gjate-luftes/?fbclid=IwAR27fNXkY9pzJIjrdCZvG7umTDerY5W19NzvQgn7uZNdF8CodiJjeo6o-70

Të ngjashme