Thaçi duket se nuk po mundet ta takojë Trumpin, njofton se ka takuar Engelin

New York | 25 Sht 2018 | 21:18 | Nga

Presidenti Hashim Thaçi, në pamundësi të zhvillojë takime të nivelit të lartë, ka takuar ambasadorin amerikan, Eliot Engel.

Ai përmes një shkrimi nëpër rrjete sociale, e cilëson si sukses vizitën me Engel, duke thënë se këtë të fundit e ka falënderuar për ndihmën e madhe që ia ka dhënë Kosovës.

Eliot Engel njihet si personi të cilin e ka takuar secilin zyrtar i Kosovës – qoftë edhe i niveleve më të ulëta, shkruan Insajderi.

“Gjithmonë kënaqësi të takohem me mikun e dëshmuar të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel. E falënderova kongresmenin Engel për mbështetjen e vazhdueshme dhe përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm për afirmimin dhe avancimin e Kosovës në të gjitha rrafshet”, ka shkruar Thaçi.

Zyra e Presidentit të Kosovës kishte thënë mbrëmë për disa medie se Thaçi do të takonte presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, që po mbahet në New York.

Takimi thuhej se pritej të ndodhte rreth orës 20:00 (rreth orës 02:00, të mëngjesit të së martës, sipas kohës së Kosovës), kishin thënë burime nga ekipi i Thaçit në New York.

Takimi, natyrisht, do të ishte i shkurtër. “Presidentët Thaçi dhe Trump ta do të diskutojnë për çështjet aktuale në vend dhe raportet mes të dyja vendeve”, tha burimi.

Nuk dihet pse nuk ka ndodhur ky takim dhe nëse ka ende shpresë për presidentin e Kosovën që ta bëjë një foto me kreun e shtetit më të fuqishëm në botë.

Madje, edhe para nisjes për në ShBA, Thaçi kishte thirru një konferencë për medie, ku kishte “konfirmuar mundësinë e takimit me Trumpin”.

Të ngjashme