Thaçi e Kurti janë takuar pas zgjedhjeve, zbulon Limaj

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 22:32 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë që në bazë të informacioneve që ka, kryetari i LVV-së, Albin Kurti është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.

“Unë kam informata që ka pasur takim, kjo nuk është informatë e çarshisë. Unë i shoh që do të funksionojnë sipas ligjit, secili i ka kompetencat që ia jep ligji, por shenjat nuk janë të këqija”, ka thënë Limaj në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Kryetari i LVV-së Albin Kurti dhe presidenti i vendit Hashim Thaçi kanë shprehur haptazi kundërshtimet dhe qasjet e ndryshme politike.

Kandidatit për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, do t’i duhet t’i shkojë në zyrë presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për të marrë mandatin si kryeministër.

Të ngjashme