Thaçi: E papranueshme që të ketë zgjedhje e pastaj dialog me Serbinë

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 13:56 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi ka kërkuar unitet nga faktori politik për fazën finale të dialogut me Serbinë dhe që t’i lënë anash interesat personale, në mënyrë që mos të humbet rasti historik.

Në një konferencë për media, Thaçi e ka quajtur inkurajues debatin për dialogun në Kuvend, por është shprehur i dëshpëruar që nuk u arrit të nxirret një dokument, raporton Ekonomia Online.

“Të mos humbim këtë rast historik. Vonesat janë në shërbim të ideologjie jo perëndimore në Ballkanin Perëndimor. Kam besim të plotë dhe i ftoj që spektri politik të jetë unik për interesa të shtetit dhe t’i lënë interesat personale e partiake”.

“Ata që nuk duan të marrin përgjegjësi nuk do ti lejojmë të na japin moral. Është jashtëzakonisht inkurajues debati në Kuvend, por është dëshpëruese që Kuvendi nuk arriti të kalojë divergjencat e interesave personale për të nxjerrë një dokument”, ka deklaruar Thaçi.

Me qesëndi, Thaçi u ka dërguar një përqafim të gjithë politikanëve që kundërshtojnë atë për ta udhëhequr dialogun.

“Të gjithë ata që kërkojnë kokën time, ua dërgoj nga një përqafim të ngrohtë”.

Presidenti tha se dje ka takuar deputetë të pozitës e opozitës. Sipas tij, disa kërkojnë zgjedhje, por kjo është e papranueshme.

“Disa kërkojnë zgjedhje e pastaj të ndodhë dialogu dhe marrëveshja. Një gjë e tillë është e papranueshme. Në anën tjetër, e keni një opinion të arsyeshëm që të jetë proces i koordinuar mes partnerëve të koalicionit dhe opozitës. I ftoj partitë të ulën dhe të diskutojmë hapat e mëtutjeshëm”, ka thënë Thaçi, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme