E plotësuar: Presidenti Hashim Thaçi tha se me zgjedhjen e ekspertit Tienmu Ma, Komisioni ka bërë shkelje ligjore, i shtoi se duhet të formohet një Komision parlamentar për t’i hetuar anëtarët e komisionit për rastin e 6 shtetasve turq, raporton Ekonomia Online. “Ky Komision duhet të ketë etikë pune, se me thanë drejtë unë nuk […]
Thaçi kërkon të hetohet Komisioni për rastin e “gylenistëve”, ka dyshime për ekspertin ndërkombëtar

Pas një kërkesë për pauzë ka filluar mbledhja e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq, ku para anëtarëve të komisionit po raporton Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Së pari presidenti kërkoi leje për pyetje procedurale të Komisionit.
“A mund të bëj pyetje procedurale a jo”, tha Thaçi
”Jo ne jemi këtu për të bërë pyetje dhe jo ju”, tha kryetari i komisionit Xhehla Sveçla.
“Kam të drejtën time si qytetarët të dijë për pyetje procedurale dhe sqarime procedurale dhe mu nuk mund të ma ndalni këtë të drejtë dhe nëse ju vendosni kështu ju po më dëboni nga komisioni”, tha presidenti.
Presidenti i tha Deputetit Sami Kurteshit se ai ka qenë anëtarë i ShIK-ut.
“Ju kom mujtë 7 herë kur është kanë koha atëherë kurrw t’i ke qenë anëtarë i ShIK-ut”, tha presidenti.
“Këto janë shpifjet më të poshtra të tuat”, ia ktheu Kurteshi, presidentit.
“Kur vetë ke ardhur në parti 2003 je ardhur ke thanë që je aty, në ShIK”, i tha presidenti, Kurteshit.
“Lej këto fore të killafta dhe këqyre sa i poshtër është”, i tha Kurteshi presidentit.
Thaçi në pjesën e parë të mbledhjes kishte kërkuar nga anëtarët e këtij Komisionit sqarim se kush është eksperti vendor apo ndërkombëtar, madje ai kishe kërkuar edhe CV-në e, Tienmu Ma.















