Thaçi: Pa ShBA-në në dialog, nuk besoj se mund të arrihet marrëveshja me Serbinë

Prishtinë | 24 Kor 2020 | 10:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presideni i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar të insistoj që vetëm me praninë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun më Serbinë, do të arrihet një marrëveshje reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, raporton Ekonomia Online.

Thaçi nuk e ka përjashtuar as BE-në që të jetë pjesë e këtyre diskutimëve, por ka thënë se është i bindur se pa praninë e amerikanëve në tavolinën e bisedimëve nuk mund të ndodh njohja reciproke.

“Jam i bindur se pavarësisht bisedimëve që zhvillohen në këtë qytet apo në atë qytet, aty ku nuk janë SHBA  jamë skeptik, apo jami  i sigurtë që nuk ndodh njohaj reciproke, prandaj është jetike për Kosovën që na tavolinën  e bisedimëve të jenë SHBA- të, natyrishtë edhe me Bshkimin Evropian”, është shprehu Thaçi të premten pas takimit që ka zhvilluar me kryeministrin Hoti.

Presidenti është shprehur se dialogu  me Serbinë është politik dhe qëllimi kryesor është njohja reciproke.

Të ngjashme