Thaçi pas kthimit nga ShBA-ja: Liberalizimi i vizave rrezikon të shtyhet deri në vitin 2020

Prishtinë | 28 Sht 2018 | 13:57 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti Hashim Thaçi, pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tha se liberalizimi i vizave rrezikon të shtyhet deri në vitin 2020, raporton Ekonomia Online.

Ai ka ftuar që të mos të krijojnë konfuzion në takimit e përbashkëtat përballë përfaqësuesve të BE-së.

Sipas kreut të vendit askush nuk guxon të rrezikoj këtë proces, ngase ky proces do të mbetet meritë e të gjithëve.

“Çështje jetike është libralizimi i vizave, kjo do të jetë arritje e madhe për vendin. Nuk ka dhe nuk duhet të ketë dallime mes qeverisë dhe opozitës për sigurimin e kësaj të drejte. Të flasim me një zë që sa më parë të liberalizimin e vizat për disa muaj”.

“Kemi marrë porosi shumë të qartë, nëse ne si institucione pa dallim dëshmojë se kemi përmbushur kriteret. Mund të rrezikohet që procesi të shtyhet deri në vitin 2020. Të gjithë të jemi mbi interesat partiake, personale, pa dallime”.

“Liberalizimi ndodh për të gjithë qytetarët, ky proces është në duar tona. Mos të krijojmë konfuzion në takimit e përbashkëtat përballë përfaqësuesve të BE-së, askush nuk guxon të rrezikoj këtë proces. Ky proces do të mbetet meritë e të gjithëve”.

“Anëtarësimi në Interpol dhe formimi i ushtrisë, garanci për paqe dhe stabilitet në rajon”

Thaçi më tutje tha se anëtarësimi në Interpol dhe formimi i ushtrisë, janë garanci për paqe dhe stabilitet në rajon.

Në konferencë e parë për gazetar pas kthimit nga ShBA-ja, ai shtoi se në takimet me përfaqësues të lartë të OKB-së, ShBA-së dhe të Evropës ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si dhe tranzicionin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

“Në Asamblenë e Përgjithshme që do të mbahet në javën e tretë të nëntorit në Dubai ka rëndësi të madhe për shtetin e Kosovës. Gjatë qëndrimit në New York kam zhvilluar së bashku me pjesëtarë të tjerë të delegacionit shumë takime me diplomatë dhe politikanë të shteteve të ndryshme me qëllim të sigurimit të përkrahjes për këtë synim të drejtë dhe legjitim, elegant të Kosovës”.

“Prandaj anëtarësimi i Kosovës në Interpol është një çështje që do të duhej të na bashkonte të gjithë neve në politikën kosovare dhe në javët e muajt e ardhshëm, secili me përgjegjësitë e veta institucionale, politike dhe civile të kontribuojë në këtë drejtim. Ky është interes shtetëror i Kosovës dhe interes i të gjithë qytetarëve të saj, është interes strategjik i shtetit tonë”.

Ai u bëri thirrje shteteve anëtare të kësaj organizate që ta mbështesin Kosovën, raporton EO.

“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të rritë përgjegjësinë dhe efikasitetin edhe më tepër të vendit të tonë, të institucioneve tona në luftë kundër terr krimit të organizuar, migrimit ilegal dhe të gjitha fenomeneve të tjera negative. Prandaj, si president i vendit, ftoj të gjitha shtetet anëtare të Interpol-it edhe njëherë që ta mbështesin dhe mirëpresin anëtarësimin e Kosovës në Interpol”.

“Tani ky proces ka hyrë në fazën e fundit e cila nënkupton miratimin e tri ligjeve për FSK-në në Kuvendin e Kosovës: Ligji për Mandatin e Ri të FSK-së, Ligji për Statusin e Pjesëtarëve të FSK-së, dhe Ligji për Ministrinë e Mbrojtjes”.

“Deri këtu kemi mbërritur me partneritet të plotë me ShBA-në dhe paktin NATO. Kështu do të jetë edhe kur ta bëjmë zyrtarizimin e Forcave të Armatosura të Kosovës dhe më pas kur këto forca së bashku me to Kosova do të përgatiten të bëhet pjesë e aleancës veri-atlantike”.

LEXONI EDHE:

http://cs13.temp.domains/~ekonomia/politike/thaci-ne-shba-percolli-kerkesen-e-lugines-trumpin-nuk-e-informoi-per-idene-e-tij/

 

Të ngjashme