Thaçi, pjesëmarrës në takimin e liderëve evropianë në Davos

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 11:22 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë sot pjesë në takimin e liderëve të Evropës, i cili është mbajtur në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Davos.

Takimi i cili është udhëhequr nga presidenti i Forumit Ekonomik Botëror, Børge Brende ka mbledhur liderët të ndryshëm të shteteve evropiane dhe liderë të Ballkanit Perëndimor.

Përmes profilit të tij në Facebook, Thaçi ka treguar se në këtë takim është biseduar edhe për rolin e Evropës në botë dhe për bashkëpunimin tonë të mundshëm për ta bërë një Evropë më të zhvilluar, më të fortë dhe më moderne.

“Gjatë ditës do të jem pjesëmarrës në sesionet e tjera të forumit dhe do të zhvillojë takime bilaterale edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Të ngjashme