Thaçi priti në takim lamtumirës ambasadorin francez Didier Chabert, flasin pë zhvillimet politike në vend

Prishtinë | 25 Kor 2019 | 12:17 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e deritashëm të Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Chabert për bashkëpunimin korrekt dhe të mirë me institucionet e Kosovës.

“Kosova dhe Franca kanë bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë dhe me punën tuaj si ambasador ju e keni forcuar edhe më tej këtë marrëdhënie tonën ndërshtetërore”, u shpreh ai.

Ambasadori Chabert theksoi se bashkëpunimi bilateral ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

“Ne jemi në shërbim të afrimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë”, u shpreh Chabert.

Thaçi dhe ambasadori Chabert biseduan edhe për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon.

Të ngjashme