Thaçi: Qeveria brenda 30 ditësh ta procedojë në Kuvend ligjin për FSK-në

Prishtinë | 23 Mar 2017 | 13:45 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë se pret që brenda 30 ditësh qeveria ta procedojë në Kuvend ligjin për FSK-në.

Ai tha se Kosova është e hapur që përmes ndryshimeve kushtetuese ta formojë ushtrinë, por kjo sipas tij, nëse Lista Serbe nuk ka interesim ta mbështes këtë do ta bëjnë ushtrinë përmes ndryshimeve ligjore.

Thaçi më tej tha se formimi i Ushtrisë do të jetë një proces që do të aplaudohet nga të gjithë anët.

“Kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë edhe me faktorin ndërkombëtar”, tha Presidenti Thaçi duke shtuar se të gjitha proceset janë në binarë të duhur dhe se Ushtria e Kosovës do të behet në koordinim me të gjitha palët.

Të ngjashme