Thaçi sjell historinë interesante të objektit të Këshillit Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare

Berlin | 08 Maj 2018 | 22:40 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e parë të vizitës zyrtare në Berlin, ku po qëndron me ftesë të Kancelares Merkel, ka mbajtur një ligjëratë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare.
Ai në një postim në Facebook, ka shkruar:

Ishte kënaqësi që bashkë me ambasadorin gjerman, Wolfgang Ischinger të bashkëbisedoj me shumë përfaqësues shtetërorë, diplomatë dhe gazetarë në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie Ndërkombëtare, njërin nga institucionet më prestigjioze për politikë të jashtme të Gjermanisë.

Në vitin 1939-1941, në objektin e GPAG-së ishte Ambasada e Mbretërisë së Jugosllavisë, me ambasador Ivo Andric, i cili i shërbente dhe mbështeste një sistem të shtypjes të drejtave elementare të shqiptarëve të Kosovës, ku pavarësia e Kosovës ishte utopi.

Shtatë dekada më vonë, brenda këtyre mureve, po flasim për lirinë, pavarësinë dhe procesin e shtetndërtimit të suksesshëm të Kosovës si dhe për perspektivën e qartë evropiane, me mbështetje të fuqishme të Berlinit.

Folëm për rolin e Gjermanisë në mbështetjen e Kosovën në arenën ndërkombëtare, duke theksuar se historia jonë edhe para shtatë dekadave dhe fati ynë sot janë brenda Evropës.

Të ngjashme