Thaçi: Vizita e pesëshes – lajm i keq për Kosovën, Zajednica duhet të refuzohet

Prishtinë | 23 Tet 2023 | 22:41 | Nga Ekonomia Online

Analisti Jusuf Thaçi vlerëson se Asociacioni i Komunave Serbe, ose “Zajednica” siç e quan ai, duhet të refuzohet pa marrë parasysh pasojat.

Ai në “Pressing” në T7 tha se Kosova duhet të tërhiqet edhe nga dialogu me Serbinë.

“Mendoj që Kosova do të duhej absolutisht të tërhiqet nga Dialogu, sepse as njohja reciproke nuk është për zgjidhje të problemit. E kemi rastin e Bosnjës ku Serbia e njeh Bosnjën por e bën jofunksionale”, tha ai.

Vizita e “pesëshes së madhe”, Thaçi tha se ishte lajm i keq për Kosovën.

“U ripërsërit kërkesa të fillohet gjithçka me Zajdenicën. Mendoj se absolutisht duhet të refuzohet pavarësisht çfarëdo lloj pasoje”, shtoi ai.

Të ngjashme