Themelorja anulon vendimin e ZRRE-së për pagimin e rrymës të katër komunave veriore

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka anuluar si të kundërligjshëm vendimin e Zyrës së Rregullatorit për Energji që t’i paguhet rryma katër komunave veriore në periudhën 2012-2017.

“Anulohet si i kundërligjshëm vendimi i të paditurit, Zyra e Rregullatorit për Energji në Prishtinë, nr.V_399_2012 i dt.06.02.2021 dhe detyrohet i padituri, Zyra e Rregullatorit për Energji në Prishtinë, që të ndërmarr veprime që e obligojnë Shërbimin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Kosovë Sh.A (KEDS) në Prishtinë, që të bëjë kthimin e shumës së faturuar, respektivisht kompensimin e dëmit konsumatorëve të cilët janë faturuar për shpenzimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore të Republikës së Kosovës, dhe atë që për periudhën kohore dt.06.02.2012 e deri më dt.20.10.2017, në vlerën prej 40.855.480 milionë euro. Të gjitha këto në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e Gjykatës”, thuhet në vendim, njofton Klan Kosova.



Të ngjashme