Theu rregullin për të qëndruar në banesë, arrestohet i riu në Elbasan

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 16:05 | Nga Ekonomia Online

Një 24-vjecar nga Elbasani është arrestuar nga policia pasi theu rregullin për të qëndruar në banesë, duke kundërshtuar madje edhe punonjësit e Policisë.

“Në zbatim të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, shërbimet e Policisë së Komisariatit Elbasan, gjatë patrullimeve për monitorimin e zbatimit të këtyre masave, paraditen e sotme, në lagjen “Vullnetari”, pranë vendit të quajtur “Ura e Zaranikes”, kanë konstatuar një këmbësor që lëvizte me këmbë.bShërbimet e Policisë i kanë kërkuar arsyen e daljes në rrugë dhe të moszbatimit të orarit kufizues për të qëndruar në banesë, por 24-vjeçari nuk ka dhënë arsye dhe ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë së skuadrës “Shqiponjat”.

Punonjësit e policisë e kanë neutralizuar dhe shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan 24-vjeçarin M. LL”, thuhet në njoftimin e policisë.

I riu u arrestua për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /Ora News/

Të ngjashme