Ekonomia Online
FUNDIT

Thirrja për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente pritet të hapet në shtator

Thirrja për aplikim për subvencionim të pajisjeve efiçiente pritet të hapet në shtator

Me afrimin e muajve të ftoftë, shumë qytetarë po presin për hapjen e thirrjes së subvencioneve për pompa termike nga Qeveria e Kosovës. Në lidhje me këtë, telegrafi ka kontaktuar Ministrinë e Ekonomisë, derisa këta të fundit njoftuan se thirrja për subvencione do të hapet në muajin shtator.“Thirrja do të hapet në shtator, po që […]

Me afrimin e muajve të ftoftë, shumë qytetarë po presin për hapjen e thirrjes së subvencioneve për pompa termike nga Qeveria e Kosovës.

Në lidhje me këtë, telegrafi ka kontaktuar Ministrinë e Ekonomisë, derisa këta të fundit njoftuan se thirrja për subvencione do të hapet në muajin shtator.
“Thirrja do të hapet në shtator, po që nuk dihet data”, thanë shkurt nga Ministria e Ekonomisë.

Të pyetur se çfarë subvencione mund të ketë, nga Ministria thanë se nuk janë në dijeni sepse sipas tyre mund të ketë ndryshime thirrja.

Ndryshe, vitin e kaluar Qeveria e Kosovës ka shpallur hapjen e aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje, specifikisht pompave termike, të cilat janë pajisje elektrike të ngrohjes dhe ftohjes.

Të ngjashme