Ekonomia Online
FUNDIT

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut, njofton mbledhje komemorative në Prizren

Totaj shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Eqrem Kryeziut, njofton mbledhje komemorative në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot, nën patronatin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të Prof. Dr. Eqrem Kryeziut, i cili ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare. Mbledhja komemorative do të mbahet në orën 14:30, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren. Totaj ka shprehur ngushëllime […]

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot, nën patronatin e Komunës së Prizrenit, do të mbahet mbledhje komemorative në nderim të Prof. Dr. Eqrem Kryeziut, i cili ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare.

Mbledhja komemorative do të mbahet në orën 14:30, në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren.

Totaj ka shprehur ngushëllime për familjen Kryeziu, duke vlerësuar kontributin e Prof. Dr. Eqrem Kryeziut në jetën akademike, politike dhe institucionale të Kosovës.

Kryeziu ishte profesor i letërsisë shqipe dhe një nga figurat e rëndësishme të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndërsa dha kontribut të veçantë edhe në zhvillimin dhe udhëheqjen e qytetit të Prizrenit.

Në mesazhin e tij, Totaj ka theksuar se vepra dhe kontributi i Kryeziut do të kujtohen me respekt, duke i shprehur ngushëllime familjes, miqve, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Të ngjashme