Tragjedia me viktima në Kroaci, flasin nga kompania kosovare e autobusit që u aksidentua

Prishtinë | 25 Kor 2021 | 10:04 | Nga Ekonomia Online

Mediet kroate kanë raportuar për një aksident trafiku në Kroaci, ku i përfshirë ka qenë një autobus nga Kosova, ku dyshohet për 10 viktima dhe 30 të lënduar.

Lidhur me këtë rast, nga kompania “Deva Tours” kanë konfirmuar aksidentin, gjersa kanë thënë se ende nuk dihet numri i viktimave.

“Po rasti ka ndodhur sot. Nuk kemi më shumë informacione se sa persona kanë vdekur apo janë lënduar”, thanë nga kompania.

Autobusi i aksidentuar është me tabela të Kosovës dhe se vinte nga Frankfurti në drejtim të Kosovës.

Të ngjashme