Trajkoviq hedh akuza ndaj Vuçiqit: Barrikadat u ngritën nga grupi mafioz i Radojiçiqit

Prishtinë | 22 Jan 2023 | 14:22 | Nga Ekonomia Online

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova dhe këshilltarja e Qeverisë së Kosovës, Rada Trajkoviq, ka deklaruar se Kisha Ortodokse Serbe është “leva kryesore e fuqisë shkatërruese” të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe vlerësoi se Vuçiq nuk do të imponojë kurrë sanksione ndaj Rusisë.

Trajkoviq ka thënë se Vuçiq në vend të Perëndimit e ka kthyer Serbinë drejt Rusisë, kështu që sot ajo është më larg BE-së se kurrë.

“Fatkeqësisht, leva kryesore e fuqisë shkatërruese të Vuçiqit është Kisha Ortodokse Serbe, e cila së bashku me Kishën Ruse po destabilizojnë me sukses rajonin”, tha ajo.

Ajo akuzoi Patriarkun e kishës Porfiririje për përmbushjen e urdhrave politike të Vuçiqit.

Sipas saj, barrikadat në veri të Kosovës së fundmi janë ngritur nga “grupi mafioz i Milan Radojiçiqit”, raporton N1.

Për Trajkoviqin, nëse Beogradi nuk jep një deklaratë përfundimtare për Rusinë, Kosova do të marrë gjithnjë e më shumë mbështetje nga NATO, do të forcohet dhe do të investojë në potencialin ushtarak të Kosovës.

Trajkoviç tha se Vuçiq nuk do të vendosë kurrë sanksione ndaj Rusisë.

Ajo akuzoi ndër të tjera Vuçiqin se është “një njeri që lufton vetëm për veten e tij” dhe se nuk kujdeset për Serbinë.

Të ngjashme