Trajkoviq thotë se vajza e saj përsëri është maltretuar në aeroportin e Beogradit

Prishtinë | 17 Pri 2023 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Rada Trajkoviq, politikania serbe që është këshilltare e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se vajza e saj përsëri është maltretuar në aeroportin e Beogradit.

Trajkoviq njihet për qëndrimet e tij kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit.

“Historia e diskriminimit të familjes sime intensifikohet: liria e vajzës së vogël u kufizua sërish përkohësisht sot në aeroportin e Beogradit kur u kthye në MB. Këtë herë ajo nuk lejohet as të përdorë telefonin dhe të kontaktojë departamentin konsullo nën kërcënimin e konfiskimit”, ka treguar Trajkoviq përmes Twitterit, të hënën.

Vetë ajo ishte ndaluar disa herë në Serbi, siç thotë ajo vazhdimisht regjimi i Vuçiqit po e persekuton.

Pos ndaj Vuçiqit, Trajkoviq është kritike e ashpër edhe ndaj Listës Serbe për të cilët thotë se nuk i përfaqësojnë interesat e serbëve të Kosovës.

Të ngjashme