Traktori aksidentohet me kamionetën

Lipjan | 11 Kor 2017 | 11:21 | Nga

Në fshatin Llugaxhi të Lipjanit dje pas perëndimit të diellit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një traktori dhe një kamionete.

“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar viktima dhe një pasagjer që gjendeshin në kamionetë, të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor në QKUK-Prishtinë”, thuhet në raportin e policisë.

Ndërsa në një rast tjetër në fshatin Gërlicë të Ferizajt, dje në mesditë raportohet se është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë, pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull shqiptar.

Policia raporton se viktima është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme